27 Dhjetor 2024

Gionee Elife S5.1, telefoni më i hollë në botë

New York, 24 shtator - Telefoni inteligjent Gionee Elife S5.1 është prezantuar në fillim të këtij muaji dhe njihet si telefoni inteligjent më i hollë në botë, duke qenë vetëm 5.1 mm i hollë.

Tani, sipas kompanisë Gionee, pajisja ky hyrë në rekordet Botërore Guinness si telefoni inteligjent më i hollë i bërë ndonjëherë. Përveçse është shumë i hollë, Gionee Elife S5.1 është një telefon inteligjent me parametra mesatarë.

Ai përmban ekran 4.8 inç Super AMOLED me rezolucion 720 x 1280 pikselë, kamera ballore 5 megapikselë, kamera të pasme 8 megapikselë, procesorin Snapdragon 400 me katër bërthama, 1GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme dhe bateri me kapacitet 2100 mAh.

Pajisja operon me sistemin operativ Android 4.3 me ndërfaqen Amigo 2.0 UI të kompanisë Gionee, dhe aktualisht shitet vetëm në Kinë. Ai kushton rreth 325 dollarë, dhe ofrohet në ngjyrë të zezë, të bardhë, rozë dhe të gjelbër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)