25 Dhjetor 2024

Gazetari i Reuters haker i grupin Anonymous

Londër, 15 mars - Një gazetar i agjencisë së lajmeve Reuters është akuzuar nga autoritetet amerikane për konspiracion me grupin e hakerëve “Anonymous” me qëllim që të futej në kompjuterët e një kompanie tjetër mediale.

Aktakuza federale e ngarkon Matthew Keys m akuzat se se iu ka dhënë hakerëve informacione për të hyrë në sistemin kompjuterik të Tribune Company dhe të ndryshojë nëj artikull në webfaqen e “Los Angeles Times.”

Keys, 26 vjeçar, ka punuar në Tribune para se t’i bashkohej Reuters në vitin 2012 si redaktor i mediave sociale.

Hyrja në sistemin e Tribune dyshohet se ka ndodhur në dhjetorin e 2010-ës, pak kohë pasi kompania e kishte shkarkuar Keys-in.

Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me 10 vjet burg dhe 250 mijë dollarë gjobë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)