22 Dhjetor 2024

Garë për të sjellë teknologjinë 3D tek konsumatorët

SHBA, 3 tetor - Me rritjen e popullaritetit të filmave tre dimensionalë, një numër kompanish që prodhojnë mallra elektronike konsumi po investojnë fuqishëm për të sjellë këtë teknologji të re tek sa më shumë njerëz.

Megjithëse ekspertët thonë se përhapja në shkallë të gjerë e kësaj teknologjie është ende 5 deri 10 vjet larg, kompanitë e ndryshme, nga Shtetet e Bashkuara e deri në Japoni parashikojnë se kërkesa e konsumatorëve do të sjellë së shpejti teknologjinë tre dimensionale në shtëpitë e njerëzve.

Në filmin e fundit tredimensional për ekranin e gjerë, peshku parahistorik vrasës praktikisht duket sikur e prek audiencën me dhëmbë.

Ka njerëz që janë gati të paguajnë 15 apo 20 dollarë për të parë filma tredimensionalë si Piranja dhe një numër kompanish parashikojnë se shikuesit do të kërkojnë të provojnë të njëjtën teknologji në shtëpitë e tyre.

Në Silicon Valley të Kalifornisë, kompania N-Vidia (envidia) po krijon një pajisje që sjell teknologjinë tredimensionale në kompjuterat personalë. Shefi i sektorit tredimensional Phil Eisler thotë se syzet e veçanta mund të arrijnë të prodhojnë një imazh ndryshe në secilin sy dhe madje me cilësi të lartë.

N-Vidia po zhvillon teknologjinë e syzeve të tilla, që i përcjellin fragmentet me një frekuencë 120 herc. Syzet hapen me frekuencë 60 herc për secilin sy. Në këtë kompjuter portativ ekrani prodhon të njëjtën frekuencë dhe jep një imazh vërtet tre dimensional me rezolucion të plotë dhe me ngjyrë të plotë për secilin sy.

N-vidia thotë se ky është një përmirësim i ndjeshëm nga syzet prej kartoni me ngjyra të kuqe dhe jeshile.

Megjithëse kompanitë po eksperimentojnë metoda të ndryshme për të gjeneruar pamje tredimensionale, eksperti i marketingut John Peddie thotë se avantazhi i sistemit N-vidia është se ai funksionon edhe me lojra që nuk janë bërë për teknologjinë tre dimensionale.

Prodhuesve të lojrave elektronike nuk u duhet të bëjnë asgjë. Ata thjesht mund të krijojnë lojën. Mund të luash në variantin dydimensional me një ekran të vjetër 60 herc ose, me ndihmën e një sistemi N-vidia, mund të luash me teknologjinë tredimensionale me syzet, sensorët dhe formulën e tyre magjike të programit kompjuterik.

Por disa kompani po shkojnë më tej. Sony dhe Toshiba po krijojnë teknologji konkurruese për të eliminuar syzet.

Shefi i kompanisë Sony për Argëtimin Yoshihisa Ishida thotë se kompania shpreson të jetë e para por data e daljes në treg nuk është vendosur ende.

Kur të gjithë elementët teknikë të jenë gati, mendoj se televizorët tredimensionalë do të mund të shihen pa syze fare. Por para se të arrijmë atë fazë, duhet të zgjidhim disa çështje teknike si dhe të vendosim çmimin e duhur.

Por televizorët e tillë nuk do të jenë të lire. Përfshirja e sistemit N-vidia në kompjutera do të kushtojë rreth 600 dollarë plus syzet që kushtojnë edhe 200 dollarë të tjerë.

Televizorët tredimensionalë që shihen me syze po shiten në treg nga 3 deri në 5 mijë dollarë. Pa syze – bota fantastike që duket kaq e vërtetë sa gati mund ta prekësh – do të kushtojë patjetër më shumë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)