20 Prill 2025

Gara e ashpër në sektorin e telefonave të mençur po e dëmton Samsungin

Seul, 7 shtator - Kompania Samsung Electronics thotë se gara e ashpër në sektorin e telefonave të mençur po e dëmton atë.

Kjo kompani  gjigante e Koresë Jugore sot ka parashikuar se profiti operues i tremujorit të tretë do të zvogëlohet për afro 60%, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, dhe do të jetë 3.8 miliardë dollarë.

Samsungu thotë se rënia e profitit është shkaktuar nga dobësia në teknologjinë e saj informative dhe biznesit në sektorin mobil “për shkak të garës intensive”.

Seria e prodhimeve të telefonave mobilë të Samsungut, Galaxy S, është nën presion të ripërtrirë me hedhjen në treg të telefonit iPhone 6, të kompanissë Apple, dhe të  telefonit iPhone 6 Plus, me ekran më të madh.

Prodhuesit kinezë, po ashtu, e kanë dobësuar pjesëmarrjen e Samsungut në treg, me çmime më të ulëta.

Kompania jugkoreane ka premtuar “materiale të reja dhe disenj inovativ” në fushën e telefonave të mençur në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)