Game Over, Corruption shpërblehen fituesit
Prishtinë, 23 dhjetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me IPKO Foundation, organizojnë ngjarjen kryesore ku do të shpallen fituesit e Game Over, Corruption.
Qëllimi i garës ka qenë që, përmes lojëve në mobil, të përçohet mesazhi anti-korrupsion dhe në të njëjtën kohë të angazhohen të rinjtë dhe ti vetëdijësohen mbi rreziqet e korrupsionit.
Gjithsej 17 ekipe kanë dorëzuar ide për lojë ku në rrethin e ngushtë kanë hy shtatë ekipe prej të cilave nesër mbrëma do të përzgjidhen dy fitues.
Secili nga këta keta dy do të shpërblehet me 4,000 EUR - që do të përdoren për të zhvilluar lojët fituese deri në fund.
Interesimi dhe idetë e lojëve që i kemi pranuar tregojnë për një vetëdije të madhe rreth efekteve negative të korrupsionit. Projekti ynë do të vazhdojë me përdorimin e mënyrave prej më të ndryshmeve në luftën kundër korrupsionit thot Vigan Hoxha, zyrtar i projektit anti-korrupsion të UNDP-së (SAEK) që është angazhuar në këtë aktivitet.
Përveç prezentimit të ideve, do të ketë edhe folës që do të ndajnë përvojën e tyre rreth zhvillimit të lojëve për mobil.
Folësit janë: Agnesa Belegu zhvilluese e aplikacioneve dhe design intern në kompaninë e njohur Electronic Arts (EA) në Amerikë); Fjona Cakalli themeluese e Game Princesses, organizatë dedikuar lojërave; Sandro Bicci menaxhues dhe vlerësues i lojërave; Agon Avdiahmetaj bashkë-themelues i Zombie Soup, kompani për zhvillim të aplikacioneve.
Të gjithë, përpos Sandro Bicci, do të jenë edhe vlerësuesit e koncepteve që do të prezentohen. Kjo ngjarje do të moderohet nga Çelik Nimani, nga Frakton.com.
Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-se mbështetet nga Zyra Zvicerrane per Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA)