24 Dhjetor 2024

GAMA: Pajisjet e reja shtëpiake, më lirë se ato të përdorura

Prishtinë, 12 shkurt - Në shtëpitë e kosovarëve pajisjet shtëpiake , mesatarisht, ka dhjetë vite që nuk janë ndërruar. Kjo pasi për një frigorifer, shporet elektrik apo një TV, deri tani është dashtë të shpenzohet një pagë e tërë mesatare në Kosovë. E kur pajisjet janë dëmtuar, kosovarët e shtresës së mesme, kryesisht janë drejtuar tek dyqanet e mallrave të përdorura që kanë ardhur nga shtetet perendimore.

Por së fundi kjo traditë po ndryshon. Hyrja në tregun kosovar e shumë kompanive me renome, të pajisjeve shtëpiake, ka ofruar çmime të ulëta që nuk lënë mundësinë të shikohet tek dyqanet që shesin produkte të përdorura.

 “Kohën e fundit kemi parë çmime super të ulëta të produkteve të reja të cilat kanë edhe garancion mbi një vit e të cilat po kushtojnë shumë më lirë sesa në dyqanet ku shiten produktet e përdorura”, tha Lulzim Fetahu, gjersa po dilte nga dyqani i “GAMA Electronics” në Gjilan, ku kishte blerë një LED TV të modelit të fundit për vetëm 149 euro me madhësi të ekranit prej 32 inç. “LED TV me dimension të njejtë prodhim i para shumë vitesh dhe i përdorun, kushtonte më shtrenjt tek dyqanet e mallrave të përdoruna”, tha Fetahu i cili thotë se po e ndrronë televizorin e tij pas më shumë se 20 viteve.

Ai kishte shfrytëzuar ditët e lirimit të fundjavës tek dyqani GAMA  Electronics. E kjo e fundit e ka një ofertë të cilën e ka dedikuar për dyqanet e saj në Gjilan dhe në Prizren.

Menaxheri i dyqanit në Gjilan, thotë se kompania e tyre çdo muaj ofron ulje çmimesh në produktet e tyre që janë të pakonkurrueshme në tregun kosovar.

“Nëse një familje kosovare ndjek ditët e lirimeve tona siç janë këtë vikend, në Prizren dhe Gjilan më 12, 13 dhe 14 shkurt, atëherë mund të blej produkte të nevojshme për shtëpinë e tyre me çmime super të ulëta. P.sh një LED TV 32 inç kushton 149 euro, një thithse elektrike e markës së njohur Deaëoo vetëm 23 euro, laptop me 500 HDD për vetëm 199 euro, lavatriçe Bosch me 2 vite garancion për 259 euro, hekur për hekurosje 9 euro e shumë të tjera”, tha Arta Jerliu, menaxhere e dyqanit GAMA ne Gjilan.

Oferta të ngjashmë GAMA ka pasur edhe në vikendin e kaluar në Prishtinë, ku janë përfshirë produkte të markave më të njohura botërore të cilat ajo i përfaqëson në Kosovë. Në listën e markave më të njohura që përfaqëson Gama Electronics përfshihen edhe gjigantët e produkteve të konsumit elektronik, sikurse Samsung, Sony etj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)