Galaxy S7 do të jetë më ekonomik
Seul, 8 dhjetor - Galaxy S7, smartphone-i i ri i Samsung që duhet të publikohet më 21 shkurt, do të jetë më i shpejtë se iPhone dhe më pak i kushtueshëm se paraardhësi i tij, Galaxy S6.
Sipas disa zërave aziatik, çmimi i S7 do të jetë të paktën 10% më i ulët se S6, dhe performanca më e mirë.
Kjo pajisje në fakt, mund të ketë një procesor më të fuqishëm se telefonat e Apple-it për disa tregje.
Këto zëra bëjnë të ditur se Galaxy S7 do të ketë një procesor Exynos 8890 të së njëjtës kompani, Samsung.
Versioni i kësaj pajisje që do të tregtohet në disa vende, mes të cilave dhe SHBA e Kinë, duhet të ketë një version të frekuencës së lartë të çipave Snapdragon 820 të Qualcomm, më i fuqishëm se çipat A9 të Apple në multi-core.