Galaxy S III, celulari më popullor në botë
Seul, 9 nëntor - Samsung mund të ketë humbur kundër Apple në sallën e gjyqit, por ka shënuar një fitore në treg.
Samsung Galaxy S III i ka marrë titullin e celularit më popullor në botë iPhone-it për tremujorin e tretë të 2012, bëhet e ditur sipas të dhënave nga Strategy Analytics, shkruan Krokodili.com.
Megjithatë, fitorja ka gjasa të mos vazhdojë. GSIII ka në shitje që nga 1 Korriku 2012, kurse iPhone 5 që nga 21 Shtatori 2012\">2012, nëntë ditë para mbylljes së tremujorit.
Shumë blerës të iPhone-it prisnin për 5-ën dhe shitjet ka mundësi të rriten gjatë tremujorit të katërt.
Shitjet e iPhone 4S ranë ndjeshëm nga tremujori i dytë në të tretin, nga 19.4 milionë në 16.2.
Kur doli iPhone 5 në shitje, ka pasur një kërkesë masive. Shitjet kapën shifrën 6 milionë dhe zunë 3.6% të tregut botëror.
Shitjet e iPhone 4S dhe iPhone 5 e kalojnë Galaxy S III, 11.3% në 10.7%, por si modele individuale, Galaxy S III e mposht 4S, që është vetëm 9.7%.
Samsung ka futur karakteristika të reja, përfshirë NFC-në, kamera me rezolucion të lartë dhe klonin e saj Siri, S Voice.
Strategy Analytics ia atribuon suksesin e GSIII-it dizajnit me ekran të madh, shpërndarjes në dhjetëra vendeve dhe subvencioneve bujare të operatorëve.
Çfarë mendoni për Samsung GSIII që është bërë celulari më i shitur në botë? Na tregoni mendimet tuaja.