Galaxy S III, 30 milion celularë të shitur
Seul, 6 nëntor - Kompania Samsung ka njoftuar se ka shitur 30 milionë Galaxy S III, shitjet më të larta në historinë e këtyre serive.
Origjinali Galaxy S arriti 10 milionë njësi të shitura në vitin 2011, ndërsa Galaxy S II arriti në fillim të këtij viti 20 milionë telefonë të shitur, vetëm 10 muaj pas lansimit.
Sipas PCWorld Albanian linja pritet të vazhdojnë me të shumëpërfolurën Note dhe versionin e ardhshëm Galaxy S III mini, edhe pse kompania nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar për datën e publikimit të tyre, e cila nuk pritet të jetë afër.