21 Prill 2025

Galaxy Note 4 vjen me ekran fleksibil

Seul, 16 maj - Drejtori i kompanisë, Lee Young-hee ka thënë për The Wall Street Journal se pajisja ende nuk është finalizuar, por ka shtuar se ekziston mundësia që ekrani i Note 4 të lakohet në çdo anë.

Më parë ishte bërë e ditur se Galaxy Note 4 mund të fuqizohet me një procesor 64-bit dhe 4 gigabajt RAM dhe se do të vijë me ekran më të madh se paraardhësit e tij.

Kjo pajisje spekulohet se do të prezantohet në Kongresin e telefonisë mobile në Berlin gjatë muajit shtator, së bashku me “Galaxy Glass” që besohet të jetë kundërpërgjigje e Google Glass-it.

Specifikat e sakta të Note 4 Samsung-u do t’i bëjë të ditur në konferencën për shtyp që do të mbahet në New York muajin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)