07 Maj 2024

Fusion Garage planifikon të lëshojë rivalin e iPad 2

New York, 17 gusht - Fusion Garage, kompania që ka krijuar tabletën e diskutueshme Joojoo, ka njoftuar se do të nxjerrë një tabletë të quajtur "Grid 10", e cila mendohet se do t′i bëjë njerëzit të "harrojnë" se sa e tmerrshme ishte tableta Joojoo.

Pajisja është e bazuar në Android, do të ketë si motor kërkimi Bing-un e Microsoft-it, si dhe një aplikacion të ri të quajtur "Grid Shop", i cili në teori është i ngjashëm me "Android Market", por me disa përmirësime.

Cmimi i tabletës është 499 dollarë dhe ka 16 GB memorie në bord. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)