Francë: Twitter do të heqë mesazhet anti-semite
Paris, 20 tetor - Media shoqërore Twitter ka rënë dakord të heqë disa mesazhe anti-semite të shkruara në Francë, pas kërcënimeve për padi ligjore nga një grup franko-hebraik.
Një avokat për Unionin e Studentëve franko-hebraike tha sot se unioni do ti japë Twitter-it një listë të mesazheve të publikuara, që kërkon të hiqen prej aty.
Unioni kishte kërcënuar të ndërmerrte hapa ligjorë kundër Twitter-it për të hequr mesazhet ofenduese, duke thënë se ato janë si një shprehje urrejtjeje.
Mesazhet anti-semite, që qarkulluan këtë muaj në frëngjisht, përfshinin sharje dhe fotografi rreth Holokaustit.
Ky hap u ndërmor një ditë pasi Twitter ra dakord të bllokonte mesazhet ofenduese në Gjermani të botuara nga një grup neo-nazist i ndaluar nga policia.
Në fillim të këtij viti, Twitter njoftoi se ka aftësinë të censurojë mesazhe të botuara në këtë media bazuar nga një vend në tjetrin. Organizata për të drejtat e medias, Gazetarët pa Kufij, tha se kjo politikë e re shkel lirinë e shprehjes.