21 Prill 2025

Franca takson YouTube dhe Facebook

Paris, 24 dhjetor - Këshilli i Lartë Audiovizual i Francës, i cili është një institucion i pavarur që rregullon ligjet mediatike, kërkon vendosjen e taksave për mediat sociale si “YouTube”, “Facebook” dhe “Dailymotion”.

Kjo kërkesë argumentohet me rritjen e të ardhurave nga autoriteti, i cili më pas do t’i shpenzojë për kulturën franceze.

Sipas autoritetit audiovizual në Francë, këto media sociale duhet t’u nënshtrohen ligjeve për mediat që ka shteti i Francës, të cilat njihen si më striktet në Europë, sa i përket promovimit dhe ruajtjes së kulturës kombëtare.

“Këto platforma janë zhvilluar së tepërmi dhe kanë partneritet të gjerë me shumë botues dhe transmetues në vendin tonë për vite. Për këtë arsye, ato reklamojnë dhe transmetojnë në mënyrë të pavarur pa u diktuar nga ligji për transmetimet audiovizuale”, shkruan raporti.

Gjithashtu, autoriteti e përforcon argumentin e tij, për shkak edhe të rritjes së madhe të audiencës që këto media kanë pësuar vitet e fundit në Francë.

Të dhënat thonë se gjatë dy vjetëve të fundit në Francë, “YouTube” ka rritur shikueshmërinë mujore, nga 18 milionë vizitorë në 25 milionë. \"Facebook\" ka tashmë 15 milionë përdorues nga Franca, ndërsa dy vjet më parë kishte 9 milionë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)