26 Dhjetor 2024

Franca kërkon bashkëpunim me Google, Facebook dhe Twitter

Paris, 21 shkurt - Ministri i Brendshëm i Francës thotë se ka kërkuar nga Google, Facebook dhe Twitter që menjëherë t’i largojnë përmbajtjet me propagandë terroriste dhe atë në momentet që autoritetet e kërkojnë një gjë të tillë.

Gjatë ditës së djeshme, ministri Bernard Cazeneuve, është takuar në Silicon Valley dhe San Francisco me përfaqsuesit e rrjeteve sociale tek të cilët e ka paraqitur këtë kërkesë.

Cazeneuve ka shfaqur shpresën se takimi është hapi i parë në ndërtimin e marrëdhënieve të forta në mes të kompanive të teknologjisë dhe qeverisë franceze.

Vizita e ministrit në Kalilforni ndodhë pas sulmeve terroriste në Paris gjatë janarit, me ç’rast janë vrarë 17 persona.

Gjatë këtyre sulmeve, policia ka vrarë tre persona të cilët ishin të përfshirë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)