Franca gjobit kompaninë Google me mbi 1 milion euro
Paris, 15 shkurt - Franca gjobiti kompaninë Google me mbi 1 milion euro me arsyetimin se renditja e saj për hotelet në vend çorientoi konsumatorët.
Autoriteti i Konkurrencës së Padrejtë dhe Mbrojtja e Konsumatorit (DGCCRF) pranë Ministrisë së Ekonomisë deklaroi se kanë kontrolluar informacionet e dhëna nga Google në lidhje me 7.500 hotele në vitin 2019 dhe 2020 në vend.
Të dhënat u kontrolluan pas ankesave të hoteleve.
Në deklaratën e cila thuhet se Google ka mashtruar konsumatorët në renditjen e yjeve të hoteleve në vend, thuhet se Google Ireland dhe Google France e korrigjuan këtë situatë.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se pas miratimit të Prokurorit të Parisit, Google Ireland dhe Google France u gjobitën me 1,1 milionë euro dhe përfaqësuesit e Google ranë dakord të paguanin këtë gjobë.