23 Dhjetor 2024

Fitimet e Samsungut gjatë vitit të kaluar janë rritur me 50 për qind

Seul, 6 janar - Fitimet e Samsungut gjatë vitit të kaluar janë rritur me 50%, pavarësisht problemeve që kompania pati me flakët që pushtonin celularët “Galaxy Note 7”, tërheqja nga tregu e të cilëve i kushtoi 3 miliardë dollarë.

Kompania ka njoftuar se fitimet në çerekun e fundit të vitit 2016 u rritën me 50%, niveli më i lartë në 3 vitet e fundit.

Sipas Samsungut, fitimet kanë qenë në vlerën e 7.8 miliardë dollarëve, kjo falë biznesit të gjysmëpërçuesve.

Ende është e paqartë se çfarë i bëri celularët “Galaxy Note 7” që të mbinxeheshin dhe të merrnin flakë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)