Firma Intel prodhon pajisje për ngarjen e makinës
Kjo pajisje në automjet ndjek aktivitetin e trurit dhe lëvizjet e syve të shoferit dhe tregon sesa vigjilent është.
Inxhinjeri i firmës Intel, Justin Rattner thotë se pajisjet si kjo një ditë do t\'a bëjnë të sigurt ngarjen e makinës.
\"Ne nuk jemi duke monitoruar valët e trurit. Ne jemi duke parë se sa i zënë është trurit në një situatë të caktuar, kur ju jeni duke ngarë makinën dhe duke u përpjekur për të dërguar mesazhe me tekst. \"
Dhe dërgimi i mesazheve ndërsa personi nget makinën është i rrezikshëm pavarësisht nga shpejtësia e makinës. Nuk ka rrezik nëse personi është në makinë eksperimentale me vetë-ngarje, siç shihet në këtë video YouTube. Google është një tjetër kompani që po i shtyn më tej kufijtë e teknologjisë.
Kjo teknologji është vite larg nga përdorimi i përgjithshëm. Por edhe makina nga Honda dhe dhe firma të tjera prodhimi automjetesh janë duke përdorur ndjesorë dhe kamerat për të vëzhguar trafikun dhe për paralajmëruar shoferët mbi situatat e rrezikshme.
Inxhineri Rattner tregon një teknologji eksperimentale në Intel që tregon se si shoferi në makinë e di se çfarë shoferi në automjetin përpara tij është duke bërë.
Dhe kompjuterat e ardhshme mund të integrohet në të gjitha pjesët e jetës sonë - mbi një tryezë deri në një vazo me lule. Kompjuteri mund të jetë një ditë kudo në dispozicion.
Ndjesorë dhe mikro-procesorë mund të ndihmojë konsumatorët të gjejnë produktet që ata duan, ose ti lajmërojnë ata mbi përbërjen e ushqimeve të tilla si kikirikë, për të cilat mund të jenë alergjik.
Kamera dhe sensorë tashmë mund të ndihmojnë prindërit t\'i shohin fëmijët e tyre nga distanca. Monitoruesit më të avancuara mund të kontrollojnë shëndetin e foshnjës dhe gjendjen e tyre.
Fletë-hyrjet për punëtorët e një kompanie mund të përbëhen nga kompjutër.
Dhe siguria është duke u përmirësuar dhe thjeshtëzuar, falë teknologjisë, thotë eksperti Paul Schmitz.
\"Dhe kjo mund të bëhet nëpërmjet zërit, vëzhgimit 3 dimensional të fytyrës që siguron se fotografia në fletë-hyrje përputhet me fytyrën e personit. Çelësi është të mësuarit se çfarë duan njerëzit, thotë Justin Rattner, dhe se në botën e teknologjisë vetëm një gjë është e sigurtë; përparimi i vazhdueshëm i teknologjisë i bën të gjitha këto pajisje dhe shërbime të tjera të mundshme.\"
Inxhinjeri i firmës Intel thotë se pavarësisht shqetësimeve të privatësisë, kapaciteti në rritje i informatikës, tashmë është duke ndryshuar jetën tonë dhe do t\'a ndryshojnë atë edhe më shumë në të ardhmen.