25 Dhjetor 2024

Firefox 20 del me privatësi të re

New York, 4 prill - Vitin e kaluar ndërmarrja Mozilla kishte zbuluar një veçori të re për shfletim privat në shfletuesin e vet Firefox, i cili atëkohë ishte në përgatitje e sipër, por tani është përfshirë në versionin e Firefoxit të lëshuar gjatë ditës së martë.

“Firefox përfshin një përmirësim të ri në shfletimin privat që iu mundëson që të hapni një dritare të re të shfletimit privat pa mbyllur ose ndryshuar sesionin e tanishëm të shfletimit tuaj,” shpjegohet në një postim ku lajmërohet zyrtarisht Firefox 20 në blogun e Mozilla-s.

Një panel i ri në shiritin e veglave të shfletuesit Firefox ndërkohë e bën më të lehtë shkarkimin e skedarëve me Firefox duke iu mundësuar përdoruesve që të vëzhgojnë, shohin dhe lokalizojnë skedarët e shkarkuar pa pasur nevojë që të kalohet në ndonjë dritare tjetër.

Në anën mobile, Firefox 20 për Android mbështet shfletimin privat në formën për një tab, tha Mozilla, duke iu dhënë përdoruesve një rrugë për të hapur një tab të shfletimit privat gjatë sesionit të tyre të tanishëm të shfletimit dhe për të kaluar përgjatë tabeve private dhe standarde brenda sesionit të njëjtë të shfletimit.

Një risi tjetër në Firefox për Android është rruga se si rregullohen shkurtesat në ekranin fillestar me faqet e vizituara më së shpeshti dhe mbështetja për pajisje shtesë që kanë procesorët ARMv6, duke përfshirë Samsung Galaxy Next, HTC Aria, HTC Legend, Samsung Dart, Samsung Galaxy Pop dhe Samsung Galaxy Q.

Rezultati, thotë Mozilla, është një përvojë më e mirë uebi në pothuajse 50 milionë telefona më tepër.

Po ashtu gjatë ditës së martë, Mozilla lajmëroi që më datën 31 mars ka mbushur vjet që nga themelimi.

“Mozilla ka ndihmuar në ndërrimin e qendrës së gravitetit për një ueb që është më i hapur – që u jep njerëzve më tepër mundësi për të krijuar dhe shijuar uebin në kushtet e tyre,” shkroi në një postim në blog, kryetarja e Fondacionit Mozilla, Mitchell Baker.

“Miliarda njerëz përjetojnë çiltërsinë e uebit çdo ditë teksa ata krijojnë, lidhin dhe shpikin rrugë që pasqyrojnë qëllimet dhe ëndrrat e tyre, pa pasur nevojë për leje të disa organizatave komerciale.”

Në të njëjtën kohë, uebi tani ballafaqohet me kërcënimin aq të madh sa ai 15 vite më parë, paralajmëroi Baker.

“Teksa roli i të dhënave rritet dhe zgjerohen mundësitë e pajisjeve, interneti do të bëhet një pjesë më qendrore e jetëve tona,” shpjegoi ajo.

“Nevoja për individët që të kenë pak kontroll rreth asaj se si kjo punon dhe çfarë ne përjetojmë është fondamentale.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)