21 Prill 2025

Fillon të ndërtohet aeroporti i ri i Stambollit

Stamboll, 9 qershor - Turqia ka filluar ndërtimin e aeroportit të tretë në Stamboll, e cila synon të jetë konkurrente e aeroportit të ri të Dubait, si njëri ndër aeroportet më të mëdha në botë. Kryeministri turk simbolikisht nisi punimet të këtij projekti 30 miliardë dollarësh e cila pritet të kryhet më 29 tetor 2017.

Aeroporti është menduar që të shërbejë për 90 milionë udhëtarë në vit, duke u rritur në 150 milionë kur të bëhet tërësisht i operueshëm në vitin 2018. Gjatë vitit të fundit kishte rritje 20% në numrin e udhëtarëve ndërkombëtarë në Stamboll.

Aeoporti Al Maktoum në Dubai është hapur në tetor të vitit të kaluar dhe pritet të ketë kapacitet 160 milionë udhëtarë kur të kryhen tërësisht punimet në dekadën e ardhshme.

Projekti i aeroportit të ri në Stamboll është kundërshtuar fuqishëm nga ambientalistët, pasi po ndërtohet në një zonë pyjore dhe afër liqeneve Terkos, njëri ndër gjashtë rezervuaret e ujit në Stamboll.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)