28 Dhjetor 2024

Fillon gara për Prishtinën digjitale

Prishtinë, 13 qershor - Komuna e Prishtinës, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) organizojnë garën inovative sociale “Për Prishtinën Digjitale\", që nis sot duke filluar nga ora 18:00 në zyret e Innovation Centre Kosovo – Rexhep Mala, 28A.

Gara zgjatë dy ditë dhe përfundon të dielën më 15 qershor 2014, pas një fundjave intenzive të zhvillimit, mësimit dhe shoqërimit.

Sfida \"Për Prishtinën Digjitale\" do ti ketë dy fitues me shpërblim financiar në vlerë prej 4,000 euro secilit, mbështetje dhe ekspertizë për zhvillimin e aplikacionit, mundësi inkubimi në ICK, rrjetizim me donatorë dhe partnerë të mundshëm.

Këtë vit nisma “Për Prishtinën digjitale” do të fokusohet në dy fusha: rritjen e transparencës në shpenzimet e komunës dhe rritjen e transparencës në punësim. Qëllimi është që qytetari të jetë pjesë aktive e zhvillimeve në qytetin e vet.

Idetë do të prezantohen para jurisë profesionale kurse fituesit shpallen të dielën duke filluar nga ora 17:00 në ambientet e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Kjo ngjarje inovative sociale është pjesë e bashkëpunimit mes Komunës së Prishtinës, Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përkrahur nga Agjencioni zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC).

Aplikacionet fituese, të cilat do të vendosen në uebfaqen e internetit që shfrytëzohet nga Komuna e Prishtinës, do të kalojnë një periudhë dy mujore të inkubacionit për t’u zhvilluar në aplikacione të plota.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)