Fillon gara Game Over Corruption
Gara do të ketë dy fitues, të cilët do të fitojnë nga 4,000 EUR secili për të zhvilluar deri në fund lojën e propozuar.
Korrupsioni nuk është lojë, mirëpo loja e bën më interesant dhe mesazhin anti-korrupsion e transmeton më lehtë. Idea e lojës është që të jetë zbavitëse dhe edukative , shprehen zyrtarët e projektit SAEK që janë angazhuar në këtë aktivitet.
Mënyra për të konkuruar në këtë garë është e thjeshtë: Plotësohet formulari që gjendet në Facebook faqen e UNDP Kosovo. Afati është 18 dhjetor.
Të përzgjedhurit do të marrin pjesë në prezentimin e ideve të tyre me 23 dhjetor, nga ora 18:00 në Teatring ODA.
Me 23 dhjetor, përpos prezentimeve të ideve nga konkuruesit, do të ketë edhe prezentime nga Agnesa Belegu mysafire speciale, zhvilluese e aplikacioneve dhe design intern në kompaninë prestigjioze Electronic Arts (EA); Leart Zogjani Motion-graphics ekspert; Sos Sosowski zhvillues i lojëve në A-MAZE Berlin.
Gara organizohet së bashku me IPKO Foundation. Projekti SAEK mbështetet nga Zyra Zvicerrane për Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA).