23 Dhjetor 2024

Filloi seminari për ngritjen e bashkëpunimit për siguri kibernetike

Prishtinë, 25 maj - Seminari për ngritjen e bashkëpunimit ndër-institucional për siguri kibernetike i organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka filluar të mbahet sot.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Behar Selimi, i cili ishte i pranishëm në këtë rast, tha se si rezultat i bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional, ka arritje të reja në fushën e sigurisë kibernetike.

“Vendi ynë, në saje të përpjekjeve, ka shënuar përparim në fushën e sigurisë kibernetike, qoftë në infrastrukturën ligjore qoftë në atë teknike”, tha zëvendësministri Selimi.

Megjithatë, zëvendësministri Selimi theksoi se duhet të përmirësohet me tej bashkëpunimi në mes të sektorit publik dhe atij privat.

Gjithashtu, drejtori i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në OSBE, Ake Roghe, tha se kjo punëtori është e qëlluar me faktin se ndihmon me tej të thellohet bashkëpunimi në mes të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare në mënyrë që të ngritët më tej siguria kibernetike.

Ai me këtë rast ofroi mbështetjen e mëtejme nga misione i OSBE-së për institucionet e sigurisë.

Ky seminar dy ditor do të mbledhë përfaqësues vendorë nga institucione dhe agjenci qeveritare, sektori privat dhe organizatat mbështetëse ndërkombëtare për të diskutuar dhe ngritur bashkëpunimin ndër-institucional, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe partneritetin publiko-privat.

Seminari gjithashtu ka për qëllim të trajtojë mangësitë aktuale në fushat e lartpërmendura, si dhe të identifikojë rekomandime në mënyrë që të ngritët bashkëpunimi në fushën e sigurisë kibernetike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)