Fëmijët e Kosovës promovojnë përdorimin e internetit të sigurt
Ky projekt është implementuar nga Qendra për studime të avancuara FIT në bashkëpunim me Save the Children gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2015, në 7 komunat më te mëdha të Kosovës.
Qëllimi i projektit ka qenë vetëdijësimi i fëmijëve për përdorimin e internetit në mënyrë të sigurt.
Gjatë ceremonisë përmbyllëse do të shpalosen rezultatet e arritura përgjatë këtij viti.
Rëndësi e veçantë do t\'u kushtohet punimeve të fëmijëve, të cilat prezentojnë gjërat për të cilat ata janë ndërgjegjësuar kur bëhet fjalë për përdorimin e internetit në mënyrë të sigurt.
Në këtë mënyrë ata do të mund t\'i përcjellin mesazhet për përdorim të përgjegjshëm të internetit te bashkëmoshatarët e tyre.