FBI shkatërron një rrjet të vjedhjes në Internet
Washington, 28 qershor - Byroja Federale e hetimeve amerikane FBI thotë se ka shkatërruar një rrjet botëror të vjedhjes së kredit kartave përmes Internetit.
Zyra e FBI-së në Nju Jork e ka quajtur këtë operacionin më të madh në histori, i cili zgjati për rreth 2 vite ku u përfshinë agjentë të inflirturar të saj në 13 vende .
Zyrtarët thanë ditën e djeshme se ky operacion mbrojti 400 mijë njerëz, që nuk u bën viktima të mashtrimit e vjedhjes së kredit kartave të tyre, duke u shpëtuar atyre më shumë se 205 milion dollarë në blerje ku përdoreshin informacionet e vjedhura .
24 persona të dyshuar janë arrestuar - 11 në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që policia ka arrestuar 13 të tjerë në Britani, Bosnje Hercegovinë, Bullgari, Gjermani, Itali, Japoni dhe Norvegji.
FBI-ja thotë se të dyshuarit mendohet se drejtonin një organizatë botërore kriminale të përfshirë në vjedhjen e kredit kartave.
Përmes kësaj organizate janë vjedhur mijëra kredit karta dhe numra të llogarive bankare, të cilat janë përdorur për blerje mallrash dhe shërbimesh të ndryshme përmes internetit.