FBI paralajmëron për sulme kibernetike
Washington, 2 dhjetor - Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka paralajmëruar bizneset amerikane se hakerët kanë përdorur softuerë të këqij për të bërë sulme shkatërruese në Shtetet e Bashkuara.
FBI ka thënë se softuerët shfuqizojnë të dhëna në kompjuterë duke i bërë ata të paoperueshëm dhe duke mbyllur rrjetet.
FBI po ashtu ka konfirmuar se është duke hetuar një sulm të hakerëve në ndërmarrjen Sony.
Sulmi ka ndodhur javën e kaluar para publikimit të një filmi nga Sony Pictures, në lidhje me liderin veriokorean, Kim Jong-un.