FB, tani edhe me e-mail
SHBA, 16 nëntor - Rrjeti social Fb ka lajmëruar zyrtarisht futjen e shërbimit të postës elektronike të gjeneratës së re.
Rrjeti social Fb ka lajmëruar zyrtarisht futjen e shërbimit të postës elektronike të gjeneratës së re.
Produkti i ri është prezantuar në një konferencë për shtyp, në San Francisco, nga administruesi i deleguar i Fb, Mark Zuckerberg.
Ai ka shpjeguar se posta elektronike e Fb shkon përtej një e-mail të thjeshtë dhe synon të plotësojë shërbimet e 500 milionë të abonuarve të rrjetit social.