FB, më i pasur me dizajnin e ri
SHBA, 7 dhjetor - Më shumë hapësirë për fotografitë dhe mundësi të reja për tu anëtarësuar.
Këtë ofron dizajni i ri i FB, që ka vendosur të pasurojë faqet e profileve për ti dhënë mundësi përdoruesve të tregojnë historinë e tyre.
Lajmin e kanë bërë të ditur në një intervistë për CBS, numri një i rrjetit social Mark Zuckerberg, që nuk ka përjashtuar një kuotim të ardshëm në bursë të shoqërisë.
Zuckerberg ka theksuar se ka refuzuar në 2006-ën një ofertë prej 1 miliard dollarësh nga Yahoo!.