27 Dhjetor 2024

Fatmir Sejdiut i vidhet profili zyrtar në Facebook

Pishtinë, 30 shtator - Me 30.9.2014 Policia e Kosovës ka pranuar një ankesë nga z. Fatmir Sejdiu, ish-president i Republikës së Kosovës, se person/a të dyshuar kanë marrë në posedim në mënyrë të paautorizuar profilin zyrtar të tij në Facebook.  

Këta të dyshuar janë duke lëshuar informata dhe postime të rrejshme në emër të ish-presidentit të Republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiu.

Me të marrë informacionin Policia e Kosovës konkretisht njësia për hetimin e krimeve kibernetike  i është përgjigjur rastit në fjalë dhe është duke  ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore me qëllim identifikimin dhe zbulimin e personit/ve që janë të përfshirë në këtë rast.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)