21 Dhjetor 2024

Faqja e Ministrisë së Situatave Emergjente të Rusisë goditet nga një sulm kibernetik

Moskë, 17 mars - Faqja zyrtare e Ministrisë së Situatave Emergjente të Rusisë u godit nga një sulm kibernetik në mes të luftës me Ukrainën, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS të mërkurën vonë.

Numri i linjës kujdestare në faqen kryesore është ndryshuar me numër të Ukrainës, thuhet në raport. Faqja e internetit po i nënshtrohet mirëmbajtjes ndërsa numri i telefonit është zëvendësuar me numrat rusë.

Faqet e internetit të të gjitha departamenteve rajonale dhe qendrore të ministrisë janë bërë gjithashtu jofunksionale, sipas TASS.

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila filloi me sulmin rus më 24 shkurt, nxiti reagime të ashpra ndërkombëtare dhe çoi në sanksione financiare kundër Moskës si dhe inkurajoi një largim të kompanive globale nga Rusia.

Sipas OKB-së, të paktën 726 civilë janë vrarë dhe rreth 1.200 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Në të njëjtën kohë, më shumë se 3 milionë ukrainas kanë ikur në vendet fqinje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)