23 Dhjetor 2024

Falcon 9 dërgon kapsulën Dragon në orbitë

Florida, 23 maj - Një raketë e projektuar dhe ndërtuar nga një kompani private u nis me sukses në një mision historik për të transportuar një kapsulë me furnizime për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kapsula Dragon e montuar në raketën Falcon-9 të kompanisë SpaceX u lëshua sot nga Kejp Kanaveral i Floridës në orët e para të mëngjesit. Nëse do të ketë sukses, kjo shënon dërgesën e parë komerciale në stacionin hapësinor.
 
Inxhinierët e raketës u panë të festonin dhe të përqafoheshin kur u konfirmua se kapsula dhe raketa kishin mbërritur me sukses në orbitë dhe panelet diellore ishin hapur. Elon Musk thotë:
 
“Është kënaqësi kur sheh që gjithçka ke dhënë fillon të japë fryte. Dua të falenderoj Forcat Ajrore dhe të gjithë partnerët. Tre lëshime radhazi me sukses të Falcon 9, janë arritje e madhe dhe tregojnë se kjo është një raketë e mirë.”
 
Kapsula Dragon pritet të mbërrijë në stacionin hapësinor deri ditën e enjte dhe do të bëjë disa manovra para se të ankorohet të premten në stacionin orbital.

6 anëtarët e ekuipazhit të stacionit më pas do të shkarkojnë gjatë dy javëve 500 kilogram furnizime nga kapsula.

Kapsula Dragon me shumë përdorime do të kthehet në tokë me pajisje të përdorura.
Charles Bolden, shefi i NASA-s, tha se lëshimi i sukesshëm është arrije e madhe për programin e hapësirës:
 
“Rëndësia e kësaj dite është e jashtëzakonshme. Një kompani private ka lëshuar një mjet drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës që do të përpiqet të ankorohet për herë të parë. Megjithëse mbetet shumë punë deri në përfundimin me sukses të misionit, jemi të sigurtë për një fillim të mirë.” 
 
Agjecia amerikane e hapësirës shpreson që Space X dhe kompani të tjera komerciale të jenë në gjendje të zëvendësojnë flotën e anijeve të NASA-s të nxjerra jashtë përdorimi për të transportuar furnizime dhe një ditë edhe njerëz në stacionin hapësinor.

Anija ruse Soyuz është aktualisht i vetmi mjet që mund të dërgojë astronautë në stacionin hapësinor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)