Facebooku fshin statusin ndjehem shqiptar

New York, 12 nëntor - Facebooku ka fshirë statusin e famshëm ndjehem shqiptar, pasi përdoruesit bllokuan rrjetin me këtë status.
Ditëve të fundit kemi parë se rrjeti social Facebook ka shtuar zyrtarisht një ikonë të re tek hapësira Feeling.
Bëhet fjalë për një ikonë lumturie që thirret ndjehem shqiptar, por tani kjo ikonë është fshirë, transmeton Koha.net.
Pas fshirjes së ikonës, automatikisht janë fshirë gjitha statuset e përdoruesve që e kanë përdorur atë.
Kjo ikonë kishte nisur të shfaqet qysh gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri kur përdorues shqiptarë të rrjetit social Facebook nisën të përshtatnin statusin e lumturisë me këtë shprehje, ndërsa, si duket, nga përdorimi i shpeshtë i tij, Facebook e ka futur në mesin e statuseve zyrtare.