Facebook vlersohet 46 miliardë dollarë
SHBA, 17 nëntor - Facebook kushton më shum se Ebay dhe është biznesi i tretë në internet pas Amazon dhe Google në SHBA, thotë Bloomberg.
Ky vlersim është bërë sipas SecondMarket, tregu online për shit-blerjen e aksioneve nga firmat private, Facebook është vlersuar me një çmim 41 milijardë dollarë.
Para Facebook janë Amazon i cili kushton 74.4 milardë dollarë, dhe normalisht gjiganti Google i cili kushton 192.9 milardë dollarë.
Vlera e Facebook është e kuptueshme, thonë ekspertët nese merret parasysh fakti se vetëm para disa viteve, në vitin 2004, nga një rrjet i segmentuar për publikun studentorë, Facebook u bë hit botëror me përmbi 500 miljonë përdorues.
Megjithatë vlersimi nga SecondMarket nuk do të thotë se kjo është vlera e vërtet e këtij rrjeti, thotë Bloomberg, sepse SecondMarket është treg i mbyllur me një numër të vogël të investitorëve dhe aksione të limituara.
Megjithatë pritjet e shumë investitorëve dhe ekspertëve janë të ngjajshme. Sipas disa investitorë, në një tekst për Wall Street Journal në maj, ato presin që vlera e këtij rrjeti social të arrin mes 35 dhe 40 miliardë dollarë deri ne vitin 2011.
Sipas ekspertëve tjerë në vazhdon kjo ritje deri në vitin 2015, ky rrjet do të arrin vlerën e sajë mbi 100 miliardë dollarë.