Facebook vlen plot 40 miliardë dollarë
SHBA, 7 mars - Fenomeni Facebook është i gatshëm të trondisë edhe Wall Street? I konsideruar si rrjeti social më i famshëm, ai kishte një vlerë prej 300 milion dollarësh në vitin 2008. Në vitin 2009 vlera e tij ka arritur deri në 700 milionë.
Optimistët mendojnë se brenda vitit 2011 vlera e tij do të shkojë deri në 35-40 miliardë dollarë. Ekspertë edhe më optimistë thonë se në 2015, Facebook do të shkojë në vlerë parash 100 miliardë dollarë.
Ndërkohë që numri i njerëzve që aplikojnë në faqet shoqërore të internetit si Facebook, vazhdojnë ende diskutimet në lidhje me humbjen e vendit të punës shkaktuar nga këta faktorë.
Në një dosje të përgatitur nga revista The Economist, theksohet se nëse do të ekzistonte një shtet me 350 milion përdorues të Facebookut, do të ishte shteti i tretë më i populluar në botë pas Kinës dhe Indisë.
Një popullaritet i tillë i Facebook dhe rrjeteve të tjera të komunikimit të ngjashme me të shpjegohet nga realizimi i mundësive të ndryshme të komunikimit, mundësimi i ndarjes së informacioneve private duke i dhënë përdoruesit një kontroll të fshehtë dhe ekzistimi i shumë variacioneve për të kaluar kohën.