Facebook vazhdon ndryshimet me logot
New York, 8 korrik - Facebook vazhdon ndryshimet me logot. Vetëm disa javë pasi u njoftua për ndryshimin e logos kryesore, tani Façebok ka njoftuar se ka bërë disa ndryshime në logon ku ju vijnë kërkesat e miqësisë si dhe ato për grupe bisedash.
Nëse do ta shikoni mirë, atëherë do të kuptoni që femra tani është para mashkullit dhe të dy kanë një model tjetër flokësh, gjithashtu ka ndryshime edhe tek pjesa e shpatullave.
Në logon e vjetër, përpos modelit dhe shpatullave, mashkulli ishte para femrës.Gjithashtu, edhe në logon ku tregohet për një bisedë në grup, mund ta kuptoni që femra tani është para dy meshkujve.
Po ashtu, te kjo logo vihen re ndryshimet në modelin e flokëve dhe shpatulla, njëjtë sikurse te logoja e kërkesave të miqësisë.
Ndryshimet kanë ardhur pas ankesave të femrave, të cilat janë shprehur se logot e vjetra tregonin femrën poshtë mashkullit.