Facebook-u ndalon reklamën për Google+
New York, 20 korrik - Sipas raporteve nga TechCrunch, Facebook ka hequr një reklamë nga faqja e tij që i kushtohej Google+.
Zhvilluesi i aplikacioneve Michael Lee Johnson, i vetëdijshëm për nevojën për të qënë i rëndësishëm në Google+, mendoi se cila do të ishte mënyra më e mirë për të rritur numrin e rrathëve të tij në Google+. Ai zbuloi një ide mjaft interesante: vendosi një reklamë në Facebook.
Ishte diçka e thjeshtë, e cila shkruante: \"Shtoni Michael në Google+\". Nëse fjalët e tij nuk ishin të mjaftueshme, në të cilat e përshkruante aftësitë e tij, ai veshi edhe një kapele dhe syze për të dhënë pamjen e personit që rri gjithë kohën pas kompjuterave.
Por Facebook nuk e pëlqeu veprimin e tij dhe e fshiu reklamën, dhe jo vetëm kaq, por fshiu edhe fushatat e tjera të tij. Ai mori një mesazh nga Facebook se llogaria e tij ishte pezulluar dhe reklamat e tij ishin ndaluar për shkak të \"Termave të Përdorimit\".
Arsyeja e saktë pse Facebook i fshiu reklamat e tij \"nuk dihet\", por veprimi nga ana e kompanisë ishte mizor. Ndoshta Johnson mund të marrë veprime ndaj Facebook-ut për stres emocional dhe dëmtim të reputacionit.
1,460 njerëz e kanë Johnson në rrathët e tyre Google+. Eshtë e vështirë të gjendet se kush është numri 1 në Google+, por Mark Zuckerberg (nëse është i vërteti) i Facebook-ut është ndër të parët.