Facebook tashmë bëhet edhe radio
Prishtinë, 21 dhjetor - Facebook është gjithmonë e më shumë në mes të komuinikimit, dhe tashmë bëhet edhe radio.
Rrjeti social ka bërë të ditur publikimin e Live Audio, streaming radiofonik, duke hedhur sytë dhe nga të apasionuarit e podcast. BBC është nga të parat media që do të bashkëpunëojë.
Kjo lëvizje thotë kompania, është pjesë e strategjisë së fuqizimit të eksperiencës drejt për drejtë për përdoruesit, që tashmë janë pothuajse 2 miliardë në të gjithë botën. Dhe pas disa funksioneve që kanë pasuruar Live video, tashmë vjend dhe audio.
E dimë që njerëzit shpesh dëgjojnë përmbajtje audio teksa bëjnë gjëra të tjera, thotë shoqëria. Për momentin bëhet fjalë për një funksion të menduar vetëm për redaktorët, që ndonjëherë kanë dëshirë të tregojnë histori apo lajme vetëm me fjalë dhe jo me video.
Live Audio janë edhe më të lehtë, kështu që shfrytëzohen më lehtë në zona me lidhje të dobët interneti.
Duke nisur nga BBC Wordl Service, Live audio do të nisin javën e ardhshme me partnerë të ndryshëm. Nga fillimi i vitit të ri ky format do të hapet për më shumë redaktorë dhe përdorues. Përdoruesit e iOS duhet të mbajnë hapur Facebook për të dëgjuar live audio, ndërsa ata Android mund ta dëgjojnë dhe kur kanë mbyllur aplikacionin.