Facebook shpreson të rris numrin e gazetave sociale
New York, 12 mars - Rrjeti më i popullarizuar social Facebook po shpreson se do të arrijë të rris numrin e aplikacioneve të gazetave sociale duke shtuar një mundësi të re të listës së interesave, e cila ju inkurajon që të qëndroni edhe më shumë në faqe.
Facebook ka shpalosur mundësin e re , ku thotë se do të shndërroj rrjetin social në gazetën tënde personale.
Listat e interesave mund të krijohen nga secili dhe sjellin bashkë faqe nga njerëzit me interes si gazetarëve ose organizatave sikur ekipet sportive.
Nëse ju abonoheni në një listë të caktuar interesash, të rejat nga grupi do të vijnë si përmbledhje në lajme nën banerin e njëjtë, e cila mohon nevojën për abonim të shumtë të faqeve individuale që mund të dominojnë në të rejat lajmet tuaja.
Besohet se mundësia e re nga Facebook do të lansohet në javët e ardhshme.