Facebook, shkelet privatësia e përdoruesve
SHBA, 30 korrik - Të dhënat personale të 100 milionë përdoruesve të Facebook janë mbledhur dhe publikuar në rrjet nga një konsulent sigurie.
Ron Bowes përdori një kod për të skanuar profilet e Facebook, duke mbledhur të dhëna jo të fshëhura nga përdoruesit.
Lista me të dhëna, e cila është bërë si një dosje e transferuar, përmban adresat e profilit të cdo përdoruesi, emrin e tyre dhe identitetin unik.
Bowes tha se ai i publikoi të dhënat për të ngritur sërish cështjet që kanë të bëjnë me privatësinë, por Facebook deklaroi se të dhënat ishin publikuar më parë.
Dosja është përhapur me shpejtësi në internet. Një përdorues, i cili identifikohet me emrin Lusifer 69, e cilësoi veprimin e Bowes si fantastik dhe pak të tmerrshëm.