27 Dhjetor 2024

Facebook sfidon YouTube me “Facetube”

New York, 26 dhjetor - Duket se Twitter nuk është i vetëm, tani edhe Facebook është duke u ndeshur për kontroll të lajmeve dhe të shpërndarjes së tyre.

Facebook dëshiron të bëjë shtëpinë e saj për biznese, por jo si një gazetë, por më shumë si kanale televizive.

Dhe dihet që kjo është pika më e fortë e YouTube-it. Për këtë arsye ka bërë edhe një dizajn të ri për sektorin e videove që shfaqen nga faqet e Facebook-it.

Të gjitha bizneset së shpejti, do të mund të zgjedhin këtë tipar për të shfaqur videot me dimensione extra-large bashkangjitur me një koment, në majë të faqes së tyre, dhe të krijojnë playlist me përmbajtje të videove të tyre. Kjo e bën që videot më të mira të faqeve të duken shumë si kanalet në YouTube.

Ky tipar tashmë mund ta shihni në faqen e rrjetit amerikan ABC News. Nga kompania kanë pranuar se janë duke e testuar këtë format, në një pjesë të vogël të faqeve në facebook, dhe kanë të plan ta publikojnë atë për të gjithë, në javët e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)