Facebook se shpejti me pamje të re furnizuesit të lajmeve
New York, 2 mars - Rrjeti social me i popullarizuar në botë Facebook se shpejti pritet ti japë një pamje të re furnizuesit të lajmeve në faqen kryesore.
Facebooj ka njoftuar se të gjitha ndryshimet do të zbulohen javën e ardhshme në një event për media, ku mund të merret pjesë vetëm me ftesa.
I vetmi mesazh që kompania ka përcjellë me e-mail ka qenë: Ejani të shihni pamjen e re të furnizuesit të lajmeve.
Prezantimi do të bëhet në daten 7 mars, pranë zyrave qendrore në Menlo Park, Kaliforni.
Aktualisht, postimet e fundit shfaqen në qendër të furnizuesit, në faqen kryesore të përdoruesve, duke përditësuar në çdo moment listën e postimeve nga miqtë dhe faqet që përdoruesit ndjekin.