03 Maj 2024

Facebook se shpejti me 1 miliard përdorues

New York, 12 janar - Shumë shpejt Facebook pritet të thyej një rekord të jashtëzakonshëm. Rrjeti social më i madh në botë pritet të shënojë 1 miliard përdorues brenda tetë muajve të ardhshëm.

Sipas firmës së hulumtimeve iCrossing, thuhet se Facebook do të bëhet me 1 miliardë përdorues gjatë muajit gusht, në bazë të trendit të rritjes së rrjetit.

Rritja e Facebook është ngadalësuar në tregjet e zhvilluara dhe rritja e përdoruesve të rinj është më e madhe në tregjet që janë në zhvillim si India, Brazili etj.

Aktualisht, Facebook ka mbi 800 milionë përdorues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)