Facebook sdo të ketë opsion nuk e pëlqej
New York, 9 tetor - Rrjeti social Facebook ka njoftuar se nuk do të ofrojë opsionin nuk e pëlqej, por në vend të tij do të testojë alternativa si i/e zemëruar, i/e pikëlluar, yay dhe wow.
Kompania ka thënë se opsionet e reja, përdoruesit në Irlandë dhe Spanjë mund ti përdorin nga sot.
Opsionet ofrojnë mënyra të reja për të shprehur dashuri, frikë, humor dhe trishtim, ka thënë themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.
Në muajin shtator, Facebook ka thënë se është duke u bërë gati për të shtuar opsionin nuk e pëlqej, por Zuckerberg qysh atëherë ka thënë se nuk do që opsioni i ri të jetë mekanizëm me të cilin njerëzit mund të zhvlerësojnë postimet e të tjerëve.
Zuckerberg ka krijuar Facebook-un në vitin 2004 derisa ka qenë student i Harvardit.