Facebook rrit sistemin e sigurisë
New York, 15 maj - Facebook ka prezantuar masa te reja sigurie, që kanë për qëllim të mbrojnë nga sulmet malware.
Sipas kompanisë, masat e reja të sigurisë janë të dizajnuara të lajmërojnë njerëzit për linket me qëllim të keq, që qarkullojnë në platformë herë pas here, dhe për të parandaluar vjedhjen e informacioneve të llogarisë nga hakerat.
Platforma është përditësuar me një sistem që do t′i lajmërojë përdoruesit kur ata janë duke klikuar mbi një link të infektuar nga viruset.
Për të bllokuar sulmet si rezultat i klikimit mbi linkun e infektuar, platforma do t′i kërkojë përdoruesve të konfirmojnë \"pëlqimet\" e tyre, përpara se të vendosin një link në profilin e tyre ose të miqve.
Kompania është duke shtuar edhe dy faktorë të tjerë autentifikimi të quajtur \"Login Aprovals\", që do t′i kërkojë përdoruesve të hyjnë në një kod special, kur ata hyjnë në llogaritë e tyre nga një paisje e panjohur.