24 Dhjetor 2024

Facebook refuzon kërkesen gjermane për emra të rrejshëm

New York, 19, dhjetor - Rrjeti shoqëror në Internet, Facebook, thotë se nuk do të bashkëpunoj me kërkesën e një grupi gjerman për privatësi, që të lejoj regjistrimin e shfrytëzuesve me emra të rrejshëm.

Komisionari për mbrojtjen e të dhënave të shtetit Shlezvik – Holshtajn, Thilo Weichert, e ka paraqitur një urdhër të hënën, me kërkesën që rrjetet shoqërore në Internet të lejojnë regjistrim me pseudonime.

Ai ka thënë se politika e kompanisë Facebook, me seli në Kaliforni, që kërkon emra real për regjistrim, nuk është në harmoni me ligjin gjerman dhe rregullat e Bashkimit Evropian, që e mbrojnë të drejtën e të shprehurit të lirë në Internet.

Facebook ka thënë sot se ky urdhër është “pa vlerë, humbje e parave të taksapaguesve gjermanë dhe ne do ta luftojmë atë në mënyrë energjike”.

Siç raporton AP nga Berlini, zoti Weichert ka thënë se zyra e tij mund ta dënoj kompaninë Facebook, nëse ajo nuk e respekton urdhërin brenda dy javëve.

Facebook thotë se në Gjermani i ka më se 20 milionë shfrytëzues aktivë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)