Facebook pritet të bejë risi për fundvit
New York, 18 dhjetor - Facebook prapë është duke ua mundësuar përdoruesve të saj që ti shpërndajnë momentet më të mira të vitit 2015 me risinë e saj Year in Review.
Facebook prapë është duke ua mundësuar përdoruesve të saj që ti shpërndajnë momentet më të mira të vitit 2015 me risinë e saj Year in Review.
Por, këtë herë Facebook është duke u munduar që të i largojë kujtimet e këqija nga ju.
Vitin e kaluar, Eric Meyer e kishte bërë një shkrim ku kishte përshkruar se si Facebook e kishte vënë fotografinë e vajzës së tij të vdekur në qendër të karakteristikës Year in Review.
Vitin e kaluar ai shkrim kishte bërë bujë në të gjithë botën, dhe prandaj Facebook këtë vit është duke u munduar që të iu shmanget situatave të njëjta.
Kjo do të thotë që ju më nuk do të shihni fotografi të ish të dashurave/dashurëve tuaj, fotografi të atyre që më nuk janë në këtë botë etj.
Dhe për ta zgjidhur këtë problem, Facebook tani i lejon përdoruesit e saj që ti zgjedhin fotografitë e Year in Review para se të publikohet.
Facebook fillimisht i zgjedh 10 fotografi të juajat automatikisht, por pastaj përdoruesit mund të zgjedhin fotografi tjera dhe ti ndryshojnë ato.