Facebook prezantoi aplikacionin e mesazheve Slingshot
Kaliforni, 22 qershor - Facebook është gati të rivalizojë Snapchat-in me prezantimin e një aplikacioni tjetër të ngjashëm me të për dërgimin e mesazheve afatshkurtër. Rrjeti social ka prezantuar të martën Slingshot, një aplikacion për dërgimin e fotove dhe video mesazheve, i ngjashëm me aplikacionin Snapchat.
Përdoruesit mund të dërgojnë foto ose video deri në 15 sekonda duke përdorur aplikacionin Slingshot, dhe sapo mesazhet shihen nga marrësi ata fshihen vetë automatikisht.
Por që marrësi të shohë fotot apo videot duhet ti kthejë në fillim mesazhin dhënësit. Për shembull, nëse merrini një mesazh nga një miku juaj, ju duhet ti ktheni atij mesazhin që të shikoni se çfarë ju ka shkruar.
Kjo është një mënyrë për Facebook-un për të inkurajuar, apo forcuar, përdoruesit të shpërndajnë video apo foto me njëri-tjetrin më rregullisht, dhe për ta përdorur më shumë këtë aplikacion.
Përdoruesit e Slingshot nuk kanë nevojë për një llogari në Facebook për të përdorur aplikacionin.