Facebook planifikon ndryshimin e Timeline-it
New York, 1 nëntor - Facebook po teston një faqosje të re të Timeline-it, duke ndryshuar kolonën e dyfishtë të postimeve në një kolonë të vetme, ku në të djathtë gjenden miqtë tuaj dhe aktivitetet e tyre.
Rrjeti social është në fazën e testimit, fillimisht vetëm për një numër të vogël përdoruesish, njofton krokodili.com.
Kur u prezantua për herë të parë Timeline-i, nxiti kritika të ndryshme nga përdoruesit, dhe disa nuk e pëlqenin këtë ndryshim. Por çdo ndryshim në dizajnin e rrjetit social duket se i çorodit njerëzit.
Megjithatë, ky lajm mund ti kënaqë disa përdorues, meqenëse skanë pse të shkojnë para dhe mbrapa mes kolonave kur shohin postimet. Faqosja eliminon formatin Timeline, duke hequr vijën ndarëse të postimeve, por duke mbajtur shiritin e datave në të djathtë për shfletimin e postimeve.
Në krahun e djathtë do të mbeten ende kutitë si Recent Activity, Friends, Photos dhe Likes, si dhe çdo aplikacion aktiviteti shfaqur nga përdoruesit.