Facebook planifikon navigacion në veturë
New York, 13 maj - Mark Zuckerberg planifikon blerjen e kompanisë GPS Waze me rreth një miliard dollarë.
Bisedimet janë në një fazë të avancuar, pretendon Calcalist. Të dyja kompanitë filluan të bisedonin gjashtë muaj më parë dhe janë nënshkruar disa dokumente, shkruan Calcalist.
Waze, e cila përdor një aplikacion navigacioni për të mbledhur të dhëna në kohë reale të kushteve në rrugë, ka tashmë 4o deri 50 milionë përdorues.
Të dyja kompanitë janë partnere. Waze tashmë lejon përdoruesit të ndajnë shëtitjet e tyre me miqtë në Facebook.
Blerja e një aplikacioni celular, me një bazë të fortë të përdoruesve ka kuptim për Facebook.
Facebook ka shpenzuar kaq shumë edhe me blerjen e Instagramit për 1 miliard dollarë në prill të vitit 2012.
Kompania gjithashtu ka blerë tashmë dy kompani izraelite: Snaptu në mars 2011 për 70 milionë dollarë dhe Face.com në qershor 2012 për 60 milionë dollarë.