Facebook pezullon llogarinë e udhëheqësit të Venezuelës
New York, 28 mars - Rrjeti Sociale Facebook ka bërë të ditur se ka pezulluar llogarinë e udhëheqësit të Venezuelës për 30 ditë.
Sipas “Facebook”, Nikolas Maduro ka shkelur politikat e rrjetit social duke inkurajuar përdorimin e një medikamenti të quajtur “Carvativir”, për të cilin ai ka pretenduar se kuron sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi.
“Facebook” e fshiu videon me të cilën presidenti venezuelas promovonte ilaçin e sipërcituar, si dhe e ngriu llogarinë e tij për 30 ditë.
Në videon e fshirë nga rrjeti social “Facebook”, Nicolas Maduro e quante Carvativirin një “mrekulli” dhe pretendonte se ky bar i prodhuar nga rigoni mund të përdorej në parandalimin dhe kurimin e COVID-19.