Facebook përmirëson informacionet bazë mbi privatësinë
New York, 26 janar - Përmirësimi i funksionalitetit, përgjigjet ndaj pyetjeve më të zakonshme, informacione më të lehta për tu gjetur.
Me rastin e Data Privacy Day më 28 janar, Facebook përmirëson funksionet në faqen Informacione bazë mbi privatësinë.
Njerëzit ndajnë momentet e tyre më të çmuara në Facebook, duam që sugjerimet dhe mjetet tona të jenë të qarta dhe lehtësisht të aksesueshme në çdo moment.
Privacy Basics ofron këshilla dhe informacione përsa i përket mbrojtjes së llogarisë tuaj, për të kuptuar kush mund ti shohë postimet e tua dhe për të parë se si i shfaqet të tjerëve faqja juaj, sqaron shoqëria.
Rrjeti social shpjegon se po i bën këto përmirësime me rastin e Data Privacy Day dhe thekson bashkëpunimin me ekspertë të privatësisë dhe organizatave në të gjithë botën si National Cyber Security Alliance etj.